Shpërthen makina e drejtorit të spitalit Universitar të Kosovës, ndodhej në parking
30/04/2025 11:19
Makina private e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, është dëmtuar nga një shpërthim i dyshuar paraditen e 30 prillit.
Ndërkaq, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha se “dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura”, ndërsa makina ndodhej në parking.
SHSKUK-ja tha se dëmtimi i makinës private ndodhi në kohën kur po bëheshin përgatitjet e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të këtij institucioni, “e cila ishte parashikuar të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të SHSKUK-së”.
Nga Policia e Kosovës thanë se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se po trajtojnë rrethanat e këtij incidenti.
Top Channel