
Presidenti i Universitetit të Harvardit, Dr. Alan Garber, ka kërkuar falje publike pas publikimit të dy raporteve të brendshme që zbulojnë raste shqetësuese të paragjykimeve antisemite dhe anti-muslimane në kampus.
Raportet përmbajnë dëshmi nga studentë të cilët ndiheshin të përjashtuar, të stigmatizuar dhe të detyruar të fshihnin identitetin e tyre fetar ose kulturor në një nga universitetet më prestigjioze në botë.
“Kërkoj falje për momentet kur nuk arritëm të përmbushnim pritshmëritë tona për një komunitet të drejtë dhe gjithëpërfshirës,” tha Dr. Garber në një deklaratë publike të martën, ku pranoi se Harvardi kishte dështuar të mbronte disa prej anëtarëve të tij.
Dr. Garber, i cili është hebre, ka treguar gjithashtu përjetimin e tij personal me antisemitizmin brenda kampusit, duke theksuar se kjo përvojë i ka dhënë atij “një kuptim të thellë për dhimbjen dhe ndjeshmërinë që kërkohet në drejtimin e një komuniteti të tillë të larmishëm”.
Raportet u hartuan nga dy task-forca të krijuara pas protestave të forta pro-palestineze dhe pro-izraelite të vitit të kaluar, të nxitura nga lufta Izrael-Gaza. Në raport u evidentua se tensionet politike dhe fetare kishin thelluar ndasitë mes studentëve dhe stafeve akademike.
Top Channel