
Shqipërinë e ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet e 11 majit dhe politika është e gjitha nën ethet e fushatës dhe kalkulimeve për vota, influenca, ndikime politike kudo ku prodhohet rezultat.
E ftuar në ‘Top Story’, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se Partia Socialiste ka vjedhur programin e Aleancës Madhështore.
“Fushata e tij është me ofendime, ofendoi gjysmën e Dibranëve me fjalën ‘çyryk’. Nuk ke asnjë lloj programi. Edhe kur bën program kopjon atë të Aleancës Madhështore. Ky tha në Elbasan nuk kam nevojë për program se e kam të fituar”-u shpreh Xhixho.
Edhe gazetari Arion Sulo u shpreh se PS ka kopjuar programin e opozitës.
“Ai e kopjoi dhe keq për mua. Futi pensionin 400 euro që Berisha e tha njëherë dhe nuk e përmendi më. Nuk u fut te gjëja e shkruar. Ata e morën, e kopjoi dhe gabim. Këtë absurd duhet ta zgjidhni ju”-u shpreh Sulo.
Top Channel