Marrëveshja SHBA-Ukrainë/ Amerikanët kërkojnë nënshkrim të menjëhershëm, pala ukrainase: Akordi kryesor duhet ratifikuar në parlament

30/04/2025 17:42

Ka raportime të ndryshme se kur mund të nënshkruhet marrëveshja për mineralet dhe nëse ajo mund të nënshkruhet në 24 orët e ardhshme, siç ka thënë kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në minutat e fundit, The Financial Times tha se SHBA-të dhe Ukraina kanë hasur në disa “pengesa të minutës së fundit” pas një mosmarrëveshjeje mbi atë që ishte rënë dakord në negociatat gjatë natës.

Problemet lindën, kur zëvendëskryeministres së parë të Ukrainës iu tha gjatë rrugës për në Uashington nga ekipi i sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, se ajo duhet të “jetë e gatshme të nënshkruajë të gjitha marrëveshjet ose të kthehet në shtëpi”.

Amerikanët duan që ukrainasit të nënshkruajnë si marrëveshjen kornizë ashtu edhe një marrëveshje të detajuar fondi që do të plotësonte marrëveshjen e plotë për mineralet sot, thanë dy zyrtarë ukrainas.

Kjo nuk mund të bëhej, thanë ata, sepse marrëveshja e fondit duhet të ratifikohet nga parlamenti i Ukrainës përpara se të nënshkruhet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta