
Shqipërinë e ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet e 11 majit dhe politika është e gjitha nën ethet e fushatës dhe kalkulimeve për vota, influenca, ndikime politike kudo ku prodhohet rezultat.
Në studion e “Top Story” me Grida Dumën, gazetarja Esiona Konomi iu drejtua kandidates Jorida Tabakut se opozita ka gabuar me listën e mbyllur.
Tabaku u shpreh se qytetarët nuk duhet të bien pre e fushatës që bën PS, ndërsa tha se pas 12 majit rezultati i zgjedhjeve do sfidojë sondazhet.
Konomi: Lista juaj nuk më bën të votoj opozitën
Tabaku: Ky mllefi ekziston, kjo reflektohet edhe te sondazhit, Problemi është sa të aftë do jemi ta dërgojmë te kutia e votimit. Ka akoma kohë për ta ngritur. Ka ndodhur edhe në zgjedhjet e shkuara. Sot jemi të fokusuar te ekonomia, shqiptarët kanë nevojë që ne t’i flasim këto. Duhet të mos biem pre e fushatës që PS bën. Votuesi i Edi Ramës ka edhe zhgënjimin. Kësaj radhe është e rëndësishme për të rrëzuar Edi Ramën. Mbas 12 majit, sfidimi i sondazheve do jetë i sgurt.
Duma: Nuk të sfidoj ta mbash këtë bast, besoj se nuk do të jetë kështu.
Top Channel