Champions/ Spektakël golash për një barazim, Barcelona dhe Interi e lënë për në “raundin” tjetër kualifikimin

30/04/2025 23:04

Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, Barcelona dhe Inter luajtën një përballje të paharrueshme me shumë gola. Ndeshja përfundoi me një barazim 3-3, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Interi kaloi në avantazh që në minutën e parë me një gol të shpejtë nga Marcus Thuram, i cili gjeti rrjetën pas një pasimi të mençur. Kjo mundësi e hershme i dha forcë skuadrës italiane, e cila shënoi përsëri në minutën e 21 me një tjetër gol të dyshes Thuram-Dumfries, me mbrojtësin holandez që shënoi pas një krosimi të saktë.

Barcelona, megjithatë, nuk u dorëzua dhe u kthye me forcë. Në minutën e 24, Lamine Yamal barazoi rezultatin me një goditje të fuqishme nga jashtë zone që mundi portierin e Interit. Katalanasit barazuan rezultatin në minutën e 38′ me anë të Ferran Torres pas një asist nga braziliani, Raphinha

Në pjesën e dytë, zikaltrit gjetën sërish rrjetën  me golin e dytë të Dumfries në minutën e 64, duke kaluar kështu në avantazh për shumë pak sekonda, pasi Raphinha në minutën e 65 shënoi një gol fantastik, duke barazpeshuar sërish ndedhjen.

Me këtë barazim 3-3, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në San Siro, që pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta