Ancelotti refuzon Brazilin, trajneri italian tundohet nga paga prej 50 mln eurosh në vit nga Arabia Saudite

30/04/2025 12:52

Carlo Ancelotti kishte udhëtuar dje për në Londër për të nënshkruar marrëveshjen e tij me Konfederatën Braziliane të Futbollit për të qenë trajner i Brazilit.

Por ai nuk e bëri këtë edhe pse agjentët që po merreshin me operacionin, prisnin firmën e trajnerit të Real Madridit.

Megjithatë, Carlo u ka thënë atyre se në fund të fundit nuk e pranon propozimin. Në fakt, ai ka kontaktuar personalisht presidentin e CBF-së, Ednaldo Rodrigues, për të shprehur mirënjohjen e tij për interesin e tij. Nga ana tjetër, raportohet se italiani aktualisht po shqyrton një ofertë të rëndësishme nga Arabia Saudite.

Ancelotti mund të ketë hasur vështirësi te Real Madridi për të rënë dakord për një largim në qershor, por pas gjithë kësaj, duket se fshihet edhe një ofertë shumëmilionëshe nga Arabia Saudite. Flitet për rreth 50 milionë neto në sezon, diçka që duket e pa rezistueshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta