Nga kamionët, autobuzët, furgonët, automjetet, motorët e deri tek gomonet, skafet apo edhe anijet.

Në listë nuk mungojnë edhe mjetet luksoze, si Lamborghini Huracan, Maserati Ghibli, apo Rolls Royce Phantom. Një pjesë e mjeteve janë gjithashtu në gjendje të amortizuar.

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka realizuar publikimin e dy katalogëve të rinj, të cilët përmbajnë informacion të detajuar mbi pasuritë e luajtshme të sekuestruara dhe konfiskuara, kryesisht automjete, por edhe mjete të tjera.

Publikimi vjen në vazhdën e përpjekjeve të Agjëncisë për një inventarizimit të plotë të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, si edhe për të bërë transparencën e plotë të tyre për personat e interesuar dhe publikun e gjerë.

Më herët, AAPSK ka realizuar publikimin e dy katalogëve për pasuritë e paluajtshme, prona, shtëpi, ndërtesa, toka, garazhe, duke i ndarë ato sipas kategorive, të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Përmes këtyre katalogëve, AAPSK synon të rrisë transparencën dhe aksesin publik mbi pasuritë që ndodhen nën administrimin e saj, në përputhje me misionin për forcimin e sundimit të ligjit dhe menaxhimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.

Katalogët e publikuar së fundmi në faqen zyrtare të APPSK, ofrojnë një përshkrim të plotë të automjeteve, duke përfshirë të dhëna si marka dhe modeli i automjetit, gjendja aktuale e tij, vlerësimi referuar vendimit të gjykatës, si edhe statusi ligjor (sekuestruar/konfiskuar).

Publikimi i këtyre katalogëve synon të shërbejë si një burim referimi për institucionet përkatëse, palët e interesuara, si dhe për publikun e gjerë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta