Foto/ Aktori i njohur “harron” Katy Perryn, kapet mat me modelen 21 vite më të re
Elizabeth Hurley duket se është në një fazë shumë të lumtur të jetës së saj, duke shijuar lidhjen e saj të dashurisë me Billy Ray Cyrus. Modelja dhe aktorja e bëri të ditur lidhjen e saj me të të dielën e Pashkëve, duke ngarkuar një foto të tyre së bashku në rrjetet sociale .
Disa ditë më vonë, Elizabeth Hurley postoi një tjetër fotografi me të dashurin e saj në llogarinë personale në Instagram, duke injoruar komentet negative që mori.
Në postimin e saj të ri, çifti pozon i përqafuar në fshat para një peme, ndërsa në një foto të dytë shihen duke buzëqeshur brenda një makine. Siç zbuloi Elizabeth Hurley në mbishkrimin e postimit të saj, fotot u bënë në Tennessee, ku ata e shijuan fundjavën e tyre.
Një burim pranë këngëtarit i tha PEOPLE se të dy yjet njihen prej disa vitesh, pasi u takuan për herë të parë në sheshxhirimin e filmit të Krishtlindjeve të vitit 2022 “Christmas in Paradise”, i cili u zhvillua në ishullin e Karaibeve, Nevis. “Harley është e mrekullueshme dhe ajo e vizitoi atë për Pashkë. Ata janë bashkë prej disa kohësh”, zbuloi burimi, duke shtuar: “Dhe sa me fat është ai? “Harley është e ëmbël, e ngrohtë, pozitive dhe shoqëri e shkëlqyer.” I njëjti informacion raporton se Cyrus pati një bashkëpunim të shkëlqyer me aktoren në shesh xhirimi: “Ata kaluan shumë mirë atëherë — xhirimi ishte i bukur, relaksues dhe i paharrueshëm.”, tha burimi.
Top Channel