
Amazon tha në një deklaratë se, ndërsa më parë po shqyrtonte mundësinë e vendosjes së tarifave në faqen e saj Amazon Haul, ky ndryshim nuk është më në proces.
“Ekipi që drejton dyqanin tonë me kosto të ulët Amazon Haul shqyrtoi idenë e listimit të tarifave të importit për produkte të caktuara. Kjo nuk u miratua kurrë dhe nuk do të ndodhë”, tha zëdhënësi i Amazon, Tim Doyle, në një deklaratë.
Njoftimi vjen pasi Shtëpia e Bardhë sulmoi Amazon për shkak të një raporti mediatik se kompania planifikonte të vendoste koston e tarifave përkrah kostos së produkteve.
Një person i njohur me çështjen tha për CNN se ndryshimi i parashikuar në Amazon Haul u nxit nga administrata Trump duke hequr “përjashtimin de minimis”, i cili lejonte paketa me vlerë më pak se 800 dollarë të hynin në Shtetet e Bashkuara pa tarifa.
Ky përjashtim është planifikuar të skadojë më 2 maj si rezultat i një urdhri ekzekutiv që presidenti Trump nënshkroi në prill.
Top Channel