Arbitri i finales së Botërorit vjen në Tiranë, Duka jep lajmin e bujshëm: Ja sfida që do gjykojë

29/04/2025 16:55

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli për mediat pas përfundimit të ceremonisë së shortit të “Final 4”, ku goglat përcaktuan përballjet Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo City.

Kreu i qeverisë së futbollit falënderoi të gjithë për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë kampionatit të rregullt, ndërsa u uroi sa më shumë suksese katër skuadrave në fazën finale.

Gjithashtu, Presidenti Duka zbuloi se gjyqtari i mirënjohur në arenën ndërkombëtare, Szymon Marciniak, do të vendosë drejtësi në ndeshjen finale të 12 majit.

Shorti i “Final 4” – 36 javë vërtetë të luftuara, me garë deri në momentet e fundit. Një garë e bukur, që ka prodhuar një klasifikim të luftuar për të 10-ta skuadrat pjesëmarrëse.

Dua të falënderoj drejtuesit e klubeve dhe stafet teknike. I uroj katër skuadrave finaliste performancë sa më të mirë.  Ne duhet ta shijojmë Final Four, spektaklin që do të dhurojnë skuadrat. Duhet të shohim rezultatet e saj dhe pastaj të vazhdojmë për sezonin tjetër çdo gjë gati.

Arbitër i huaj në finale? – Kjo është një gjë që diskutohet shumë, edhe gjykimi është faktor i rëndësishëm i garës. Jam i bindur që arbitrimi në Shqipëri është në nivele maksimale dhe mund t’i përgjigjet nivelit të futbollit shqiptar. Këtë e tregon edhe kontributi i arbitrave shqiptarë në kompeticionet europiane deri në fazat e grupeve.

Në Final Four do të gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Të katërt do të jenë në dispozicion në gjysmëfinalet e para. Nëpërmjet shortit do të përcaktohen dhe ai që do të gjykojë ndeshjen e parë, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Në finale ne kemi ftuar një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marçiniak, i cili do të gjykojë ndeshjen finale për të pasur sa më pak aludime për fituesin”- tha Presidenti Duka në prononcimin e tij për mediat pas shortit të “Final 4”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta