Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë/ Kamerat e sigurisë filmuan autorin e maskuar, shoqërohen 8 persona! Zbardhet dëshmia e partneres

28/04/2025 10:35

Detaje të tjera janë zbardhur nga blutë e Vlorës mbi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku u ekzekutua 58-vjeçari Renato Hoxhaj.

Një prej kamerave të sigurisë ka arritur të filmojë autorin e kamufluar me kapelë dhe mbuluar me shall për të mos zbuluar fytyrën. Nga kamera, shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit. Sipas informacioneve nga policia, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të shtëna nga një armë tip pistoletë 9 mm. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup.

Kamera e sigurisë ka filmuar autorin, i cili është larguar po nga e njëjta rrugë pranë kodrës së Kuzum Babasë. Grupi hetimor po mbledh kamerat edhe në zonën përreth me qëllim për të mbledhur të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorit. Policia deri më tani, ka shoqëruar 8 persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë deri më tani detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen.

Bashkëjetuesja e viktimës është shprehur para grupit hetimor se nuk di që 58-vjeçari të ketë pasur konflikt. Ajo ka theksuar se ka dëgjuar të shtënat, por duke menduar se ishin fishekzjarre.

Policia po heton të shkuarën e viktimës, i cili nuk ka qenë i skeduar në listat e policisë si person me probleme me ligjin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta