“Uzinë armësh në ish uzinën e autotraktorëve”, Rama: Do të risjellë përfitime të shumëfishta

28/04/2025 15:06

Në këto ambiente në periferi të Tiranës kur deri në fillim vitet 90 prodhoheshin autotraktor, sot qeveria synon ti kthejë në funksion të industrisë ushtarake për prodhimin e montimit të mjeteve të blinduara, ato transportuesve të artilerisë, zjarrfikësve dhe autoambulancave.

Siç ndodh zakonisht në Shqipëri kur mali mbarset për të pjellë një mi, ishte detyrimi t’iu sqarojmë nga afër që të mos zhvillohet më tej gjithë ajo teori konspiracioni që këtu do të krijohet një vatër rreziku për jetën e njerëzve, çmenduri.“, shprehet Rama.

Sipas kryeministrit rijetëzimi industrisë ushtarake për vendim tonë do të risjellë përfitime të shumëfishta.

Bëhet fjalë për një zhvillim pozitiv për FA, për ekonominë tonë kombëtare dhe komunitetin këtu, pasi në kuadrin e Rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri, ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër të mbetur jashtë funksionit, si kjo këtu, apo siç ishte infrastruktura e kompleksit industrial të Rubikut apo të tjera, ku synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e FA, të Policisë, të zjarrfikëses por edhe për eksport.  Kjo do të bëjë se rritja e përvitshme e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë kombëtare, përmes krijimit të këtyre hallkave të reja, të krijohen vende të reja pune të mirë paguara për teknikë dhe ekspertë të nivelit të lartë dhe sigurisht që përmes këtij procesi të stimulojmë teknologjinë e inovacionit”, shton ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta