“Ta vëmë bast?”/ Analisti Curi në ‘Top Story’: Nëse Berisha heq non-gratën me 6 milion dollarë, atëherë…

28/04/2025 21:32

Për analistin Arjan Curi, kontrata e lobimit nga Partia Demokratike me vlerë 6 milion dollarë do të tregojë nëse SHBA i heq ‘non-gratat’ me para ose jo.

Në studion e Top Story, Curi tha se nëse kjo kontratë do funksionojë, atëherë sipas tij edhe nongrata është vendosur me ndikim parash.

“Do vëmë një bast bashkë? Nëse këto 6 mln dollarë, 250 muaj për muaj. Nëse do arrijnë së parë të realizojnë një vizitë të Berishës në SHBA apo nëse do arrijnë ta heqin juridikisht non gratën. Ky lobim nuk është i pamoralshëm për mua. I bie mjafton të kesh një shumë lekësh, nëse non gratat hiqen me lek, atëherë i bie që janë vënë me lekë. Nëse ti e bind Sekretarin e Shtetit ta shohë dosjen.

Në Ukrainë SHBA do lobojnë për paqen sa i përket mineraleve që mund të tërheqin nga Ukraina. Pikëpyetja është, kjo shifër, do arrijë të jap rezultatin e dështuar apo do ikin paratë kot? Nëse kjo shifër ia heq nongratën Berishës, i bie që SHBA është frikshmërisht e padrejtë që heq një njollë pa lekë”-u shpreh Curi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta