Përplasen dy makina në Lezhë/ Plagosen 5 persona, njëri prej tyre dërgohet drejt Traumës
28/04/2025 10:46
Një aksident është regjistruar në aksin e vjetër Lezhë-Manati.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën ku për pasojë 5 persona kanë mbetur të lënduar, ku njëri prej tyre ka fraktura të shumta në trup dhe po dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
“Rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç. nSi pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.
Top Channel