Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shkeljen e fshehtësisë së votës së tij.

Në një denoncim të bërë në emisionin “Fiks Fare”, emigranti ka thënë se zarfi i verdhë në të cilin ka dërguar fletën e votimit përmban një barkod që mendohet të përmbajë të dhënat e tij personale. “Ku është fshehtësia e votës, kur me të dhënat mbi zarf mund të identifikohet vota ime?” pyet emigranti, duke shtuar se kjo përbën një shkelje të hapur të ligjit dhe parimit kushtetues të votës së fshehtë.

Procesi votimit të diasporës shqiptare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka përfshirë një investim të konsiderueshëm financiar, me shpenzime që tejkalojnë 13 milionë euro. Këto fonde janë përdorur për ndërtimin e infrastrukturës teknologjike, shërbimet postare dhe mbështetjen administrative të nevojshme për të mundësuar pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin zgjedhor. Por sërish emigrantët janë të paqartë.

Emisioni Fiks Fare kërkoi edhe një përgjigje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me shqetësimin që ngriti emigranti. KQZ sqaron se  zarfi në të cilin ndodhet fleta e votimit është një zarf i bardhë. Ky futet në një zarf tjetër që përmban të dhënat e votuesit. Kur mbërrin, zarfi që përmban adresën, griset dhe mbahet zarfi i bardhë.

Të gjithë grumbullohen dhe më pas bëhet procesi i numërimit. E gjithë kjo procedurë është  e monitoruar nga kamerat dhe jepet live në kanalin youtube të KQZ-së. Votat e emigrantëve do të shkojnë për garat në secilin qark ku kanë banuar para se të emigronin.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta