Exclusive/ Lufta e ftohtë për drejtimin e BKH zbret në KLP, zbardhet kërkesa e Aida Hajnajt në prag të mbledhjes së prokurorëve

28/04/2025 15:20

Lufta e ftohtë që po ndodh brenda godinës së qelqtë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të zbresë këtë të martë në tavolinën e Këshillin të Lartë të Prokurorisë.

Veç raportimit të prokurorit të përgjithshëm, në rend dite është shtuar edhe kërkesa e shefes së BKH për tu informuar mbi çeljen faktike të një gare mbi mandatin e radhës, që tregon mungesën e komunikimit mes zyrtarëve. Njoftimi zyrtar i SPAK flet për hapjen e procesit të riemërimit për kreun e BKH që ligji ja garanton Aida Hajnaj edhe një mandat të dytë riemërimi kur i mbaron i pari.

Por ky është vetëm titulli i procesit që po ndodh dhe jo thelbi.

“Në përmbajtje të njoftimit publik është e qartë se nuk po ndodh një proces riemërimi i zonjës Aida Hajnaj, e cila që në ditët e saj të para të marrjes së mandatit nuk pati aspak marrëdhënie të mira me SPAK-un edhe kur ai drejtohej nga z.Arben Kraja, i cili në fund të mandatit pesë vjeçar të Hajnës është pjesë e komisionit përzgjedhës të kandidatëve dhe aplikantëve. Pra nuk jemi në një proces riemërimi por garimi”, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në njoftimin publik të titulluar siç e kërkon ligji si proces riemërimi, ka të drejtë  për të konkurruar për postin e drejtuesit të BKH  kushdo që ka eksperiencë si prokuror, punonjës i policisë së shtetit, policisë gjyqësore dhe hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aplikaniti më pas  do ti nënshtrohet shtatë provimeve të tjera që janë  testi logjik, mjekësor, fizik, ese me shkrim, interviste, poligrafi dhe verifikimi i figurës dhe pasurisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta