
Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit Trump Jr, janë përfshirë në një replikë në distancë me drejtorin e zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela lidhur me një shkrim ku Grenell konsiderohet lobist i padeklaruar i kryeministrit Rama.
Në një intervistë në “Breaking” në Top News, Lela sqaron se lajmi në portalin e tij, ishte marrë nga një tjetër portal me citim. Ai thotë se pasi u përmend nga Grenell në Twitter, e hoqi lajmin pasi e ka vlerësuar si të drejtë shqetësimin e tij.
“Lajmi është marrë nga një portal tjetër, i cituar. Kjo është historia. Z.Grenell nuk i njeh portalet në Shqipëri. Nuk e ka parë postimin në fund. Duke njohur politikën kaq më shumë. Është portali i një nënshtetasi amerikan në Tiranë, këto janë arsyet pse ka reaguar Grenell.
Ka qenë një lajm i portalit në të cilin flitej për përpjekjet e Ramës për të patur akses të administrata Trump duke përdorur edhe lidhjet që ka Grenell me Shtëpinë e Bardhë. Më kishte bërë tag në Twitter, unë e pashë, e vlerësova si të drejtë shqetësimin e tij.
Nuk mund të bëja gjë tjetër veçse të isha etik dhe ta hiqja, se nuk ishin burimet e mia. Unë e heq se produkti nuk ishte i imi. Unë e kisha marrë duke e cituar burimin”-tha Lela.
Top Channel