
Lëndina e Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar pamje, pasi është mbushur me postera të emigrantëve të arrestuar për një sërë krimesh, teksa administrata Trump i përgjigjet kritikave ndaj politikës së saj kundër imigracionit.
Me rastin e 100 ditëve të administratës së Donald Trump në SHBA, 100 foto të emigrantëve në SHBA të akuzuar për akte të tmerrshme, të tilla si rrëmbime, vrasje, përdhunime të të miturve, abuzim me fëmijë, trafik droge etj., u vendosën përgjatë lëndinës së Shtëpisë së Bardhë. Të gjithë posterat theksojnë se autorët janë arrestuar.
100 posterat janë vendosur në një mënyrë të tillë (njëri pranë tjetrit), ku ekipet televizive të lajmeve transmetojnë lajme drejtpërdrejt jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Axios se “sigurisht që objektivi i kameras dhe mediat do t’i ‘kapin’ posterat”. Ai shtoi se posterat në fjalë tregojnë “disa nga emigrantët dhe kriminelët më të këqij të paligjshëm që administrata Trump ka arrestuar që nga marrja e detyrës”.
At the White House where an early morning press briefing was called for 830am
The WH driveway is lined with posters of arrested illegal aliens arrested for rape, murder, sexual assault of minors, and other crimes pic.twitter.com/RmOhwfu84c
— Elad Eliahu (@elaadeliahu) April 28, 2025
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christy Noem, me rastin e 100 ditëve të administratës Trump, postoi në mediat sociale: “Nëse jeni këtu ilegalisht dhe shkelni ligjin, ne do t’ju ndjekim, do t’ju arrestojmë dhe do t’ju çojmë në burg”.
White House displays lawn signs highlighting illegal immigrant crime https://t.co/VQkHcbFiVT #FoxNews
That’s AWESOME! @realDonaldTrump said over & over again…”they weren’t sending their best”!— Sus (@JqzSusie) April 28, 2025
Imigracioni i paligjshëm mbetet çështja më e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, sipas një sondazhi të ri të Associated Press. 52% thanë se politika e deportimit e Trump ishte “pothuajse e drejtë”. 46% thanë se miratojnë mënyrën se si Trump trajton imigracionin.
This is the way to do it. Show the faces of the Bad Guys! The Trump admin has displayed approximately 100 mugshots of arrested illegals on the White House lawn. pic.twitter.com/JY186OVW3X
— Johnny Midnight ⚡️ (@its_The_Dr) April 28, 2025
Top Channel