Pas Selanikut ku u takua me shqiptarët që jetojnë atje, Sali Berisha është ndalur në Bilisht ku ka kërkuar votën për parlamentaret e 11 majit.

Berisha u shpreh para mbështetësve të tij se programi i koalicionit opozitar ka synime kryesore, rikthimin e parave tek qytetari dhe mundësi të re për çdo shqiptar

“Një falënderim të zjarrtë për këtë pritje vëllazërore. Po vij nga Selaniku, ku së bashku me Bledin, me shumë përfaqësues të koaicionit për Shqipërinë Madhështore, kandidatë për deputetë, u takuam me emgrantët tanë në Selanik dhe ju sjell përshëndetjet më të përzemërta, frymën e tyre.

Një entuziazëm të madh ka shpërthyer në të katërta anët e vendit dhe kudo jetojnë shqiptarët. Ky entuziazëm shpërtheu fillimisht në diasporë, por erdhi edhe në Shqipëri dhe ne sot, kemi fushatën elektorale më bukur, fushatën elektorale të shpresës, të fitores.

Sot, shqiptarët çdo ditë e më shumë përqafojnë programin e PD. Një program, miqtë e mi, që ka dy synime më kryesore.

Së pari, t’ju rikthejmë paratë tuaja, që aktualisht i vjedh qeveria.

Së dyti, një mundësi e re për secilin prej jush, për çdo fermer, për çdo biznesmen, për çdo qytetar, banor të Devollit dhe të gjithë Shqipërisë, që pas datës 11 maj të 2025, të mund të çelë një kapitull të ri në jetën e tij.

Miqtë e mi, sot ju shihni dy fushata. Një fushatë, e cila vjen tek ju projekte konkrete, vjen tek ju me projektet, me të cilat kërkon të adresojë çdo vështirësi. Ju keni jetën tuaj të përditshme. Kërkoni që fermat tuaja të jenë ferma suksesi. Kërkoni që, bizneset tuaja të jenë biznese suksesi.

Kërkoni që, të rinjtë tanë të mos largohen nga Devolli, Korça dhe Shqipëria, por të qendrojnë këtu dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre në Shqipëri.

Kërkoni pra, që të gjitha potencialet e mëdha të Devollit dhe të Shqipërisë t’i shndërroni në rroga, mirëqënie, punësim për banorët e Devollit dhe të Shqipërisë.

Ne, këtë projekt e quajmë, projekti i Devollit Madhështor.

Po ku e bazojmë ne këtë? Para së gjithash dhe mbi të gjitha, ne e bazojmë Devollin, tek shpirti juaj i pamposhtur, punëtorë. Unë ju garantoj ju që, vështirë të gjenden njerëz punëtorë, të zotë, të aftë, si këtu në Devoll.

E bazojmë në traditën tuaj. Ju, e keni shndërruar këtë tokë në një parajsë tokësore me djersën tuaj, me mundin tuaj.

E bazojmë, sepse ne, do t’u shndërrojmë ju, nga fermerë të braktisur në fermerë të mbështetur fuqimisht dhe të mbrojtur fuqimisht nga shteti. Çfarë do bëjmë konkretisht?

Do të pesëfishojmë në mënyrë absolute, vendimi i 100 ditëve të para do të jetë 5-fishimi i çdo subvencioni për ju. Pse kjo? Sepse, fermerët e Maqedonisë së Veriut, që i keni këtu fqinjë, subvencionohen 5 herë më shumë se ju. Sepse, fermerët në Kosovë subvencionohen 4 herë më shumë se sa ju.

Sepse fermerët në Serbi subvencionohen 6 herë më shumë se sa ju. Atëherë, që ju t’i dilni zot garës, që ju të konkurroni në treg, duhet të keni gjithë këtë mbështetje.

Dhe unë, ju jap fjalën që ne do t’ju mbështesim. Me buxhetin e këtij viti, që kaloi në parlament, 8 miliardë ishte buxheti. 8 miliardë, të tëra taksa të marra nga ju, biznesmenë, punëtorë, të gjtihë qytetarët shqiptarë.

Nga 8 miliardë, qeveria e ëktij burreci 2 metra të gjatë, ndau për ju, ëpr fermerët shqitparë, që punësojnë 500 mijë shqiptarë, që japin 20% të PBB, ndahet për ju gjithësej 57 milionë euro, dhe nga këto 32 milionë euro, sepse të tjerat i marrin rroga dhe i bëjnë rrush e kumbulla administrata.

Pra, për 880 mijë fermerë, u ndanë 32 milionë euro. Qesharake! Çfarë do bëjmë ne? Ne do 5-fishojmë për ju subvencionet për ju. Nga 32, do jepen 230 milionë euro vetëm subvencione.

Do subvencionojmë për çdo njesi prodhimi. Për çdo fidan të mbjellur, për çdo kokë bagëti. Hiqet çdo kriter teokratik, se duhet të kesh 10 lopë, se duhet të kesh 100 dele, se duhet kesh kaq dhe aq hektarë.

Jo! Për çdo krerë bagëti do marrësh subvencione. Për çdo fidan që të mbjellë, do marërsh subvencione. Për çdo prodhim do marrësh subvencione. Dhe ky, është vetëm njëri aspekt”, tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta