
Brenda një jave, 66 tërmete janë regjistruar në malin Spurr të Alaskës duke sinjalizuar “një nivel shumë të lartë rreziku”.
Observatori i vullkanit të kësaj zone, AVO lëshoi një paralajmërim duke thënë se vullkani në malin 11,000 metra të lartë ka gjasa shpërthimi, edhe pse ato konsiderohen më të ulëta nga sa ishte raportuar në fillim të vitit.
Në mars, AVO dha alarmin se mali Spurr mund të fryjë në javët e ardhshme, por deformimi i tokës pohuan ekspertë të tij, është ngadalësuar gjatë muajit të fundit dhe vija bregdetare përgjatë kraterit nuk e ka humbur akullin siç do të ndodhte nëse magma do të ngrihej në sipërfaqe.
“Mundësia e një shpërthimi është reduktuar që nga marsi, por nuk është zhdukur plotësisht, dhe vullkani sërish rrezikon një shpërthim të fortë si ato që ndodhën në vitet 1953 dhe 1992”, thuhet në përditësimin e AVO-s.
Ekspertët thanë se do të presin dhe pak që të shohin shenja të tjera për gjasat e një shpërthimi.
Mali Spurr ndodhet rreth 78 milje nga Anchorage që strehon gati 300,000 vetë, të cilët janë përfshirë tashmë nga frika. Banorët kanë nisur të përgatiten për mundësinë e një shpërthimi pa paralajmërim të vullkanit, e po grumbullojnë ushqime e pajisje mbrojtëse, siç pohojnë mediat amerikane.
Nëse shpërthimi ndodh, një shtëllungë gjigande do të ngrihej në ajër dhe një shtresë e trashë hiri vullkanik do të mbulonte ytetin e Anchorage dhe komunitetet e tjera aty pranë.
Top Channel