
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky janë fotografuar brenda bazilikës Shën Pjetrit duke biseduar.
Ata janë ulur përballë njëri tjetrit në karrige.
Ndërkohë një fotografi tjetër tregon Emmanuel Macron të Francës dhe Sir Keir Starmer të Britanisë së Madhe duke folur gjithashtu me dyshen.
Takimi i tyre dypalësh vjen pasi negociatori i paqes i zotit Trump, Steve Witkoff, zhvilloi bisedime me Vladimir Putin në Kremlin.
Donald Trump ka thënë më parë se Rusia dhe Ukraina janë “shumë afër një marrëveshjeje” me “shumicën e pikave kryesore të dakorduara”, ndërsa bëri thirrje që të dyja palët të takohen.
Menjëherë pas mbërritjes në Romë për funeralin e Papa Françeskut, presidenti amerikan theksoi se zyrtarët e nivelit të lartë tani duhet të takohen për të “përfunduar [marrëveshjen]”.
Top Channel