Nga Trump, tek Zelensky dhe Guterres/ Udhëheqësit botërorë bëhen bashkë për funeralin e Papa Françeskut

26/04/2025 10:04

Udhëheqësit botërorë janë bërë bashkë sot për funeralin e Papa Françeskut.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania sapo kanë mbërritur në sheshin e Shën Pjetrit për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.

Ata mbërritën një natë më parë në aeroportin Fiumicino në Romë.

Shumë krerë shtetesh dhe mbretërorë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në funeralin e sotëm, duke përfshirë Princin Ëilliam , Presidentin Francez Emmanuel Macron , Mbretin e Spanjës Felipe VI dhe

Mbretëreshën Letizia dhe Presidentin e Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva .

Ka edhe shumë figura politike që pritet të jenë sot në Sheshin e Shën Pjetrit, duke përfshirë:

Ish-presidenti i SHBA Joe Biden dhe ish-Zonja e Parë Jill Biden

Kryeministri britanik, Keir Starmer
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr

Presidenti i Argjentinës Javier Milei

Princi i kurorës së Norvegjisë Haakon dhe princesha e kurorës Mette-Marit

Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf dhe Mbretëresha Silvia, po ashtu po zënë vendet e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres.

Presidenti Volodymyr Zelensky dhe Zonja e Parë Olena Zelenska.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta