“Ministret e Ramës janë si badigardet e Gadafit”, Berisha: Nuk tregojnë dot asnjë projekt në mbështetje të grave në 12 vite

26/04/2025 12:05

Kreu i PD, Sali Berisha, organizoi sot konferencën ndërkombëtare “Global She: Voices of Power, Unity, and Change”.

Berisha: Gratë shqiptare u përballën këto 12 vite me një varfëri në rritje. Në qoftë se në vendet e tregut të lirë, në ligjet e tregut, varfëria shkon në pakësim, në diktatura dhe narkodiktatura, varfëria ecën gjithnjë në rritje. Dhe kjo ndodhi këto 12 vite në Shqipëri. Çfarë ndodhi? Rrogat mbetën të ulëta, përveç rrogave të larta. Rrogat e larta në Shqipëri janë më të larta se në Kroaci, se në Slloveni. Kurse rrogat e ulëta janë më të ulëtat në Europë. Në Shqipëri, diferenca mes rrogave të ulëta dhe atyre të larta është 120-15 herë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik.

Nuk ndodh as në SHBA, as në Gjermani sepse ka disa parime dhe kur vjen problemi, rrogat e ulëta janë më tepër tek gratë dhe vajzat. Kështu që pozita e tyre këto vite është përkeqësuar me shpejtësi.
Është përkeqësuar gjendja e tyre shpirtërore për faktin se ato kanë përcjellë jashtë, dhe vetëm për shkaqe ekonomike, qindra mijëra vajza, djem të tyre.

Është përkeqësuar sepse ato nuk ushqejnë dot, siç tregon UNICEF, 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte, u japin gjithsej dy vakte fëmijëve të tyre. Është e vërtetë se Edi Rama emëroi ministre me shumicë në kabinetin e tij dhe ju e dini, unë u ngrita në parlament dhe e përgëzova me sinqeritet. Por çfarë mund të them unë pas 4 vitesh?

4 vite, në mënyrë absolute, nuk kanë shtruar një çështje të vetme në promovim, në favor, në mbrojtje të grave dhe vajzave në Shqipëri. asnjë. Dhe qe një moment, kur qeveria franceze i dha qeverisë shqiptare një grant 60 milionë euro tërësisht kushtuar mbështetjes së grave. U ngrita dhe propozova që t’i shtojmë edhe ne, t’i bëjmë 100 milionë dhe ky është një shans për të ndihmuar vajzat dhe gratë.

Absolutisht jo. I trupëzuan në buxhet dhe nuk lanë asnjë qindarkë. Dhe të gjithë ato zonja ishin aty dhe nuk folën. U bë e famshme ajo që u thashë se ju silleni si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi Gadafit. Edhe ky një lloj mizogeni që nuk tregon dot 12 vite një program të veçantë për mbështetjen e grave dhe vajzave në Shqipëri.Nuk tregon një program për mbështetjen e nënave kryefamiljare të cilat janë të shumta sot.

Fushata e Ramës sipas Berishës është feministe në aparencë, por mizogeniste në thelb.

Berisha: Unë u garantoj ju se në programin tonë ne do bëjmë gjithçka, ne do bëjmë përpjekje serioze për suksesin tuaj në biznese. Për suksesin tuaj në jetën akademike. E gjitha kjo në mënyrë që ju të shpalosni aftësitë e mëdha që keni në dobi të familjeve tuaja, në dobi të shoqërisë shqiptare. Nuk ka potencial më të madh, karriera e gruas është një potencial i madh për shoqërinë. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne zotohemi që, përveç përfshirjes në të gjitha instancat e qeverisjes, të krijojmë linja të veçanta krediti për bizneset tuaja, për problematikat që keni.

Nuk premtoj gjë për shkollimin se shkollimin e merrni vetë ju, se ua kaloni, e thashë edhe njëherë, ju në shkollim jeni më të mirat. Kjo është e vërtetë. Jo vetëm në shkollim, testi i Flinit, i cili gjer para të themi 15 vitesh dilte gjithnjë me diferencë nga burrat, tani është përmbysur sepse është barazuar shkollimi. Dhe tani në testin e inteligjencës, gratë në fakt dalin më mirë se burrat. Tani çfarë ndodh në krahun tjetër këto ditë?

Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogeniste. Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete. Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto. Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave. Unë ju siguroj, llogaris shumë në mbështetjen tuaj në këtë fitore. Edhe dy javë na ndajnë dhe siç përmbysëm një diktaturë 32 vite më parë, të përmbysim edhe këtë diktaturë tani me votën e lirë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta