
Teksa në Vatikan mbahet funerali i Papa Françeskut, së fundmi, mediat kanë zbuluar dhe pasurinë që ai kishte përpara se të ndërronte jetë.
Në një kontrast të fortë me pasurinë e madhe të Vatikanit, e cila vlerësohet midis 10 dhe 15 miliardë dollarëve, vetë Papa Françesku kishte një vlerë neto personale shumë të ulët, që arrinte vetëm 100 dollarë.
Ai përqafoi një jetë të thjeshtë, për të cilën ishte i njohur edhe gjatë papatit të tij. Edhe pse udhëhoqi një nga institucionet fetare më të pasura të botës, ai zgjodhi të jetonte në Casa Santa Marta, një bujtinë e thjeshtë, dhe refuzoi pagën tradicionale të papës prej 32,000 dollarësh në muaj.
Papa Françesku ishte i njohur për qasjen e tij reformiste, duke theksuar drejtësinë sociale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ai u shqua për mbrojtjen e çështjeve globale, si ndryshimi i klimës dhe pabarazia ekonomike. Me një angazhim të thellë për paqen dhe dialogun ndërfetar, ai fitoi admirimin e liderëve dhe figurave fetare nga e gjithë bota.
Në testamentin e tij, Papa Françesku kërkoi një funeral të thjeshtë, pa asnjë titull papal, dhe e bëri të qartë se dëshironte të varrosej me emrin “Françesku” në Bazilikën e Shën Marisë Major në Romë.
Ai gjithashtu kërkoi që një bamirës anonim të mbulonte kostot e funeralit të tij, duke pasqyruar përkushtimin e tij ndaj përulësisë dhe shërbimit ndaj njerëzve.
Top Channel