Deklarata e Laertit, se Gjesti nuk e meritoi fitoren, ka ndezur debate gjatë “Post Big Brother VIP 4”.

Ka qenë Rozana ajo e cila ka përsëritur se fitorja ishte e merituar dhe se është lumturuar për të.

Nga ana tjetër, Egli ka treguar se tashmë nuk ka vend për dyshim që Gjesti e kishte të merituar fitoren e BBV.

Rozana: Që e kam çuar unë në finale Gjestin nuk është e vërtetë, ai ka shkuar vetë.

Laerti: Mbështetja që i ke dhënë…

Rozana: Unë Gjestit i kam thënë kushdo ta marrë nga ne të dy e meriton dhe bravo i qoftë. Unë doja ta fitoja, e fitoi Gjesti, m’u bë shumë qejfi. E ka merituar bravo i qoftë.

Egli: Jam e mendimit që tani jemi jashtë e kuptojmë që nuk ka vend për dyshim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta