Kontrollet në burgun e Domokos, zbardhen emrat e shqiptarëve që i’u gjetën sende të paligjshme 25/02 15:13
Deputetja e listës së mbyllur të PD, Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar ajo ka falënderuar stafin e mjekëve dhe është shprehur se ata i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri.
“Sot pas një ndërhyrje në QSUT, falënderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij dr. Drini Shehu dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve që sot më risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri. Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë europiane. Faleminderit nga zemra!!!”, ka shkruar Doda.
Top Channel