Tronditet bota e kinemasë, aktorja e njohur e Hollywood zbulon se vuan nga kanceri: Tumori ka avancuar, tani është shumë vonë

25/04/2025 14:44

Një lajm i trishtë dhe shokues ka tronditur botën e kinemasë, pasi aktorja britanike Olivia Williams, e njohur për rolin e saj si Camilla Parker në sezonin e pestë të “The Crown” dhe si gruaja e Bruce Willis në “The Sixth Sense”, ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer.

Në një intervistë të ndjerë për gazetën The Times, Olivia Williams ka zbuluar se u diagnostikua me një formë shumë të rrallë të tumorit neuroendokrin të pankreasit (VIPOM) në vitin 2018, pas vuajtjes nga simptoma të shumta si diarre, lodhje kronike dhe dhimbje muskulore.

Megjithatë, ajo ka shpjeguar se ishte shumë vonë për të nisur trajtimet: “Tumori ishte shumë i avancuar dhe kishte metastazuar në mëlçi. Tashmë ishte tepër vonë për mua”, ka thënë aktorja.

Williams ka shtuar se nëse do të ishte diagnostikuar më herët, kur ajo kishte shprehur shqetësime për shëndetin e saj, një operacion mund të kishte ndihmuar në shpëtimin e jetës së saj: “Nëse dikush do të më kishte diagnostikuar saktë gjatë katër viteve që thashë se isha e sëmurë, një operacion mund të kishte rregulluar gjithçka dhe unë mund të isha pa kancer, gjë që nuk do të jem kurrë tani,” shpjegon ajo.

Edhe pse sëmundja ka përparuar, Olivia Williams ka vazhduar me trajtime shumë agresive dhe ka shpërndarë mesazhin e saj për rëndësinë e testimeve të hershme për diagnostikimin e kancerit: “Më bën shumë të ndjeshëm, por nuk kërkoj mëshirë, vetëm një test zbulimi të hershëm dhe të lirë,” ka thënë ajo.

Aktualisht, ajo po bashkëpunon me organizatën bamirëse Pancreatic Cancer UK për zhvillimin e një testi që do të mundësojë diagnostikimin e hershëm të kancerit të pankreasit.

Lajmi i diagnostikimit të saj ka tronditur botën e filmit, duke shprehur mbështetje për Olivia Williams në këtë betejë të vështirë, ndërkohë që po bëhet thirrje për më shumë vëmendje dhe mbështetje për hulumtimet mbi këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta