Policia e Lezhës ka arrestuar një 32-vjeçar, i dyshuar për përndjekjen e një të reje.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për shpalljen në kërkim të shtetasit F. F., 32 vjeç, banues në Lezhë, si i dyshuar për përndjekjen e një 33-vjeçareje, bëjmë me dije se ky shtetas u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë. Pas veprimeve procedurale, u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë”, sqarojnë blutë e Lezhës. .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta