Ka ndjerë praninë e një fantazme? Natalie Portman shokon me rrëfimin e saj: Gjatë xhirimeve…

25/04/2025 22:59
Natalie Portman — Neta-Lee Hershlag

Aktorja e njohur Natalie Portman ka befasuar me një rrëfim të pazakontë gjatë një interviste me Jenna Ortega për revistën “Interview”.

E pyetur nëse ka parë ndonjëherë një fantazmë, 47-vjeçarja tha se nuk ka parë, por ka ndjerë praninë e saj.

Kur isha rreth 25 vjeç, gjatë një xhirimi në Spanjë, u miqësova me një grua të martuar me një dukë. Më ftoi të kaloja një natë në kështjellën e tyre, dhe ndonëse isha shumë e emocionuar, ajo që ndodhi atë natë më tronditi

Sipas saj, gjatë gjithë natës dëgjoheshin hapa, ndërkohë që uji ndizte e fikej vetvetiu në dhomë.

Ishte shumë e frikshme

Në të njëjtën intervistë, Portman foli edhe për eksperiencat e saj si aktore fëmijë, duke treguar se ka përjetuar seksualizim të hershëm që në moshë të vogël.

Ajo debutoi në kinematografi në moshën 13-vjeçare në filmin “Léon” të Luc Besson, dhe ndjeu nevojën për të krijuar një imazh serioz dhe të zgjuar për t’u mbrojtur nga vëmendja e padëshiruar.

Doja që seksualiteti të ishte diçka e imja, jo diçka që më drejtohej mua

Ajo tregoi se përpiqej të paraqitej si vajza që “është studiuese, serioze dhe jo provokuese”.

Por ky imazh, sipas saj, solli edhe një ndarje mes jetës personale dhe asaj publike.

Në jetën private jam spontane dhe e shkujdesur, por të tjerët më perceptojnë si shumë serioze dhe libërdashëse<!

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta