Dhe Shkodrën si Tirana, Ramës i kërkohet një qendër teknologjike si ajo në kryeqytet: Tregon që…

25/04/2025 15:06

Në Shkodër, kryeministri Edi Rama u përball me kërkesën për pasjen e një qendre teknologjike, si ajo e Tiranës tek piramida e transformuar.

“Godina TV Shkodër… uzina e telelit… jemi duke punuar… Ne duhet të ecim me një program qeveri-bashki-arte-kulturë në Shkodër, pasi këtu ka një traditë dhe mund të bëjnë punë të madhe për më shumë turizëm dhe biznes”, thotë Rama.

Në planet e qeverisë, tha Edi Rama, Shkodra është pjesë e hartës për rivitalizimin e industrisë ushtarake, ndërkohë foli për një zhvillim pozitiv në këtë qytet.

“Rritje kërkesash për ndërtim në Shkodër. Ishte në stacion. Sot, në KKRT, kemi kërkesa për ndërtim, që do të thotë se tregu ka nisur të lëvizë. Po flas për qytetin, jo Velipojën”, shton kryesocialisti.

Më herët, kryeministri prezantoi premtimin e mbajtur për rrugën e përfunduar Shëngjin – Velipojë dhe njoftoi nisjen e punëve për aksin Milot-Balldren dhe Milot-Murriqan, përfshirë rrugën lidhëse me plazhin e Tales.

“Është vërtetë një moment lehtësimi, sepse me këtë rrugë të re, si dhe me segmente të tjera të kësaj natyre që kemi investuar apo po vazhdojmë të investojmë nëpër Shqipëri, i zbulojmë shqiptarëve, por edhe turistëve, një pjesëz të magjishme të Shqipërisë që deri dje ishte e paaksesueshme. Dhe By Passi i Shëngjinit, që është një kërkesë e vjetër e Markut, desha të them e shokut Mark, por është zotit Mark, sepse shok nuk bëhet ky, është nga ata të paepurit e lirisë dhe demokracisë, por ne i duam të gjithë, sepse këtu na bashkon Partia e Punës, apo jo Mark? Ne jemi me punën”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta