Armët e atentateve! Në tre muajt e fundit janë sekuestruar 101 armë zjarri, më së shumti kallashnikovë

25/04/2025 15:42

Pas krimit në Pllanë të Lezhës kur u vra Gjovalin Prendi dhe pas atentatit në Lundër të Tiranës ku u plagosën 4 persona mes tyre 2 fëmijë autorët u zhdukën pa gjurmë me armët e zjarrit me vete.

Minimalisht 3 kallashnikov janë sot në dorë të kriminelëve duke qenë kështu një rrezik potencial për sigurinë në vend.

Grupet kriminale fuqinë e tyre po e tregojnë gjithmonë e më shumë duke investuar në armë zjarri të cilat janë të prodhimeve të viteve të fundit dhe të kushtueshme.

Shumica e tyre janë prodhime të reja që dyshohet se kanë ardhur nga jashtë vendit.

Top Channel mëson se në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti policia e shtetit në operacione të ndryshme ka sekuestruar 101 armë zjarri, kryesisht kallashnikov dhe pistoleta. Janë sekuestruar po ashtu edhe 12 armë zjarri sportive.

Këto armë të sekuestruara së bashku me sasi të konsiderueshme municioni janë çuar në laboratorët shkencorë ku policia shpreson që të gjejë përgjigje që do I lidhë këto armë me ngjarje të mëparshme kriminale të cilat janë ende pa autor.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta