
Kreu i Partisë Socialiste ndaloi këtë pasdite në Belsh, në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në këto parlamentare.
Rama u ndal te integrimi duke theksuar sesa me rëndësi është për Shqipërinë që të jetë pjesë e saj.
“Nuk është një çështje sesa do ti që nuk je aty, dhe sa gati je ti që të hysh. Pra ti do të hysh dhe duhet të jesh gati, por ama ti mund t’i biesh sa të duash asaj dere por mund të mos hapet, deri sa ata kanë disponimin që ta hapin.
Dera është hapur për herë të fundit për Kroacinë. Ndaj kush iu thotë ‘po si s’u futëm dot atje’, ose kush ju tregon përralla ‘jo korrupsioni…’, nuk iu thotë të vërtetën.
Sot po negociojmë dhe kemi një kalendar 3 vjeçar që ka filluar vjet për të mbyllur negociatat. Tre vjet për të hyrë në BE, është rasti i parë, dhe kjo po na ndodh ne”, tha Rama.
Top Channel