
24/04 17:14
Gjatë takimit me banorët e Borshit, kreu i PD Sali Berisha ka prezantuar para tyre programin e PD duke kërkuar votën në 11 maj.
Një prej mbështetëseve të tij ishte edhe një banorë, i cili i tha se ka punuar edhe në kohën e Edi Ramës edhe në kohën e Berishës.
Ai tha se për Ramën ka respekt, por për Sali Berishën ka më shumë se këdo tjetër në botë.
“Kam qenë shofer i Majlinda Dhukës, kam respekt për atë, pas Ramës vinte, apo më mbrapa ç’rëndësi ka. Kam punuar në kohën e Sali Berishës, kam qenë shumë i kënaqur, kam qenë shoqërues i Gazment Nokës, borshiot. Brenda 30 vitesh jam shtruar 30 herë në psikiatri. Dhe për Edi Ramën kam respekt, por sa kam për Sali Berishën nuk kam për asnjë në botë”, tha ai.
Top Channel