
Shkon në 12 numri i të vdekurve dhe në 90 ai i të plagosurve nga sulmi rus me raketa dhe dron në Kiev.
“Numri i të vdekurve në rrethin Sviatoshinsky të Kievit ka arritur në 12. Ekipit e shpëtimit nxorrën dy trupa të tjerë nga rrënojat,” tha qendra e urgjencës ukrainase në një postim në Telegram, duke shtuar se “90 persona u plagosën“.
Videot e postuara në Telegram tregojnë ekipet e shpëtimtarëve me elektrik dore duke lëvizur me kujdes nëpër rrënoja dhe duke vendosur shkallë në fasadën e ndërtesës. Oficerët e policisë po kontrollojnë banesat e pallatit një nga një për të kontrolluar për viktima apo të mbijetuar.
Dëme u raportuan gjithashtu në provincën Zhytomyr, në perëndim të Kievit, ku forcat ruse filluan një sulm kundër një ekipi shpëtimi që po përpiqej të shuante zjarrin, duke plagosur një anëtar.
Top Channel