“Ilir Vrenozi nuk është intelektual, por është udhëheqës i PD”/ Rama: Ai është përfaqësuesi më i denjë i asaj pale politike

24/04/2025 09:21

Kryeministri Edi Rama replikoi me një komentues në rrjetet sociale, që kritikoi qëndrimin e tij se “Ilir Vrenozi do të jetë lideri i Partisë Demokratike”.

Rama u shpreh se Vrenozi është përfaqësuesi më i denjë i partisë më të madhe opozitare në vend, duke e cilësuar qasjen e kësaj partie brutale.

“Nuk e nxora unë të mbajë fjalimin historik që mbajti në Pallatin e Sportit në Korçë. Ai nuk është intelektual, por është udhëheqës i PD. Nuk e nxora unë atje që të mbante fjalimin që ekzaltoi dynjanë. Korçarët e panë, e dëgjuan dhe duhet ta dinë që vota për kënetën është votë për t’i dorëzuar Korçën Vrenozit. Ai është përfaqësuesi më i denjë i asaj pale politike, i asaj qasjeje brutale“, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta