“Fushata ka më shumë gallatë se politikë”/ Lela dhe Vangjeli ‘përplasen’ në ‘Top Story’ për fushatën elektorale

24/04/2025 21:33

Prej fillimeve të demokracisë fushatat zgjedhore kanë kaluar transformim të madh. Ndërsa mesazhet politike vijojnë të jenë të rëndësishme, mënyra si shpërndahen dhe perceptohen ka ndryshuar rrënjësisht.

Për të diskutuar sesi duhet të përcillen mesazhet politike, në studion e Top Story ishin analisti Lorenc Vangjeli dhe gazetari Alfred Lela, të cilët ndanë mendime të ndryshme.

“Shqiptarët kanë shumë pak alternativa për të zgjedhur. Pavarësisht shkëlqimit dhe dritave, ka një zbrazti. Shqiptarët nuk kanë shumë oferta, votojnë dhe nuk kanë mundësi të zgjedhin. Po dëgjojmë pak për politikën dhe shumë për gallatën Sot teknologjia e ka diktuar fushatën. Së paku të ngjiten në nivelin e Portokallisë”-u shpreh Vangjeli.

Nuk futen të gjithë në thes. Sali Berisha dhe PD janë duke bërë përveç komunikimit, është edhe ajo e përballjes. I keni parë takimet e Berishës. Ma gjeni një takim ku Rama ka dalë dhe ka takuar njerëz”-tha Lela.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta