
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Elon Musk dhe sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent.
Mosmarrëveshja kishte të bënte me autoritetin tatimor të SHBA-së.
Presidenti i SHBA Donald Trump ishte pjesë e debatit, raportuan dy dëshmitarë, ndërsa nuk dihet reagimi i tij.
Debati ishte aq i ndezur, saqë një punonjëse duhej të ndërhynte, sipas mediave vendase.
“Ishin dy burra të moshës së mesme, miliarderë që menduan se ishte mundje West Wing,” tha një dëshmitar për debatin të enjten e kaluar.
Nuk ka pasur asnjë sherr fizik në Zyrën Ovale, “por presidenti e ka parë dhe më pas e kanë nxjerrë në korridor”. “Ishte me zë të lartë. Dhe dua të them me zë të lartë”, tha dëshmitari i dytë okular.
“Nuk është sekret që presidenti Trump ka mbledhur një ekip njerëzish që janë tepër të apasionuar pas çështjeve që prekin vendin tone”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit.
Mosmarrëveshjet janë “pjesë normale e çdo procesi të shëndetshëm politik”.
Top Channel