“Donte drejtësi, jo hakmarrje”/ Vrasja e babait të Roan Brahimit, gazetarja: 64-vjeçari do mblidhte nipërit për…

24/04/2025 22:38

Vrasja e babait të Roan Brahimit mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë është ende pa autor.

Gazetarja Dorjana Bezat tha në ‘Top Story’ se Gjovalin Prendi kishte shprehur se nuk donte hakmarrje për djalin e tij, por do ia linte në dorë drejtësisë.

“Babai i Roan Brahimit lëvizte si njeri i lirë. I vetmi në këtë familje që predikonte që t’ja linin në drejtësi. Kishte organizuar një darkë ku do mblidhte nipat për tjua thënë për hakun e të birit. T’ja linin shtetit por nuk ndodhi kjo sepse në lokal ai ka qenë së bashku me disa klientë të rastësishëm.

Jetonte si një njeri i lirë, pavarësisht se ishte me shpinë dhe krejt i pambrojtur, u zbrazën plumbat. E shoqja ka tentuar për ta ndihmuar por nuk ka mundur. Familjarët pretendojnë se reagimi i policisë ka qenë shumë i ngadaltë.

Kjo është e metë e policisë se sot shqetësimi është se kemi armët e zjarrit në duart e personave që treguan se nuk kanë ndrojtje për t’i përdorur”-tha gazetarja Bezat.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta