Berisha premton kompensime pronash dhe legalizime në Himarë dhe i drejtohet Kryeministrit: S’do i gëzosh kurrë tokat e banorëve

24/04/2025 11:58

Kompensime pronash dhe legalizime në Himarë ishte premtimi kryesor i kryedemokratit Sali Berisha për qytetarët e Himarës.

Qeveria e ardhshme garanton paprekshmërinë e pronës, tha Berisha gjatë takimit në Himarë. Ai hodhi akuza edhe për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

“Premtojmë kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet do t’i ketë përparësi absolute. Sot, në Shqipëri ka ligje që janë një kopje e ligjeve të ’46. Rama ka krijuar një agjenci ku ka vendosur si pronë të gjithë territorin e shtetit shqiptar. Ka vënë aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve në Himarë, në Vlorë, në Berat, kudo në Shqipëri”.

Akuzat i vijoi ndaj kryebashkiakut Vangjel Tavo dhe kryeministrit Edi Rama.

Ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të kthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston. I them Vangjel Tavos, që e meriton neverinë tuaj, se erdhi si misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës, i cili në familjes e tij do të plaçkisë Gjipen dhe tokat e manastirit.

Edi Rama as ti nuk do ta gëzosh kurrë atë tokë, që është e manastirit dhe e këtyre banorëve dhe ti nuk do mund ta marrësh kurrë. Shqipërinë Madhështore ne do e nisim nga dhimbshuria, nga solidariteti njerëzor“.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta