
Dy atentatet e bujshme në Lezhë dhe Tiranë me bilanc të rëndë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur po diskutohet në pjesën e dytë të emisionit Top Story në Top Channel.
Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se se autorët e atentateve në Lezhë dhe Tiranë i morën armët me vete, ndryshe nga skemat e mëparshme që atentatorët i djegin bashkë me makinën.
Kjo ndodh pasi ata nuk e dinë destinacionin përfundimtar dhe janë në rrezik të vazhdueshëm.
Karamuço: Dy po kurohen në Itali. Fëmija vijon të jetë i intubuar, po i ulin gradualisht ilaçet për ta sjellë në ndërgjegje, pse duhet t’i mbajnë njerëz të zakonshëm që ai çonte fëmijë për ditëlindje dhe kthehej për të bërë një festë në shtëpi, na prekin si prindër dhe qytetarë.
Kemi folur për pamjet që nuk janë bërë publike të atentatit në Lezhë, ishin amatorë, kurse të Tiranës janë shumë të organizuar, kanë lënë gjurmë ADN në bankinë kur e kanë hapur, janë të miksuara, kanë një motor të modifikuar pa shasi që e kanë lënë në Fikas, kanë ndjekur një itinerar në Elbasan, i kanë marrë armët me vete, ata i kanë mbajtur armët me vete se nuk e dinë destinacionin përfundimtar, janë në rrezik të vazhdueshëm. Policët në vendngjarje ishin pa jelek antiplumb, nuk e di si nuk e veshin jelekun antiplumb.
Top Channel