
Gazetari Eraldo Harlicaj komentoi vrasjen e babait të Roan Brahimit, Gjovalin Prendit pak ditë më parë.
Teksa ishte pjesë e të ftuarve në “Top Story”, gazetari zbardhi më shumë detaje rreth atentatit, ku tha se në vrasjen e Gjovalin Prendit kanë marrë pjesë 4 persona. Sipas tij autorët e krimit kanë qenë njohës të mirë të zonës, duke shtuar se krimi ishte lokal.
Në lidhje me zanafillën e konflikteve mes familjeve, Harlicaj zbuloi lidhjen intime të Roan Brahimit që solli zinxhirin e vrasjeve, si dhe përplasjes së këtij të fundit me eksponentët e krimit.
“Para një ore kanë qenë në mbledhje duke bërë analizë të provove që janë gjendur. Në vrasjen e Gjovalin Prendit është konfirmuar që kanë marrë pjesë 4 persona, kanë qenë dy qitës. Nuk konsiderohet se kanë qenë të papërgatitur, ka qëlluar vetëm një person. Në momentin që është djegur makina, ka qenë një person që i ka pritur i ka transportuar me makinë. Zona nuk ka pasur kamera dhe terreni ka qenë i studiuar. Është një krim lokal dhe personat që kanë marrë pjesë në këtë e kanë njohur zonën dhe familjen. Gjovalini ka pasur problemet shëndetësore kohëve të fundit. Ka pasur një atentat më vitin 2021, kështu që ka qenë ditur, pritej.
Duke qenë vetë nga veriu, është e vështirë që familjet të falin njëra tjetrën. Një nga pistat që po heton policia është një atentat që ka ndodhur në 2014, për një vajzë. Ka qenë Roan Brahimi në të 20-tata, ka qenë në një marrëdhënie me një zonjë. Pas këtij konflikti ka pasur një atentat dhe nga ai moment familjet kanë qenë në armiqësi.
Roan Brahimi flitet që ka pasur një ‘background’ të gjerë përplasjes. Përflitet që ka marrë pjesë në atentatin ndaj Brilant Martinajt”, u shpreh ai.
Top Channel