
Kandidatja e Partisë Socialiste në Roskovec, Zegjine Çaushi, është kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përdorim të aseteve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore nga “Qëndresa Qytetare”.
“Qëndresa Qytetare” publikoi foto të Çaushit duke zhvilluar aktivitet elektoral brenda mjediseve të shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në fshatin Arapaj.
Ndërkohë, KQZ ka njoftuar nisjen e procedurave administrative edhe ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pas një tjetër denoncimi nga “Qëndresa Qytetare”.
Hoxha akuzohet se është filmuar në Tiranë teksa shpërndante materiale elektorale nga makina zyrtare e Ministrisë.
Top Channel