“Prodhimet tuaja do kenë mbrojtje sezonale”, Berisha-fermerëve në Fier: Sot merrni 32 mln euro subvencione, do të merrni mbi 200 mln euro

23/04/2025 21:00

Berisha: Miqtë e mi, unë jam këtu për të garantuar fermerët e mrekullueshëm të Myzeqesë dhe të gjithë qarkut se mbështetja e qeverisë së ardhshme për ju do të pesëfishohet.

Domethënë sot ju merrni 32 milionë euro subvencione, do merrni mbi 200 milionë euro subvencion për çdo fidan, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti. Ju garantoj se Ballkani i Hapur do përfundojë në kosh të plehrave javën e parë të qeverisë tonë.

Dhe se ju, o njerëz punëtorë, do keni një klimë tjetër suksesi. Qeveria, për ju që punësoni 500 mijë shqiptarë, për ju që jepni 20 përqind të prodhimit, do rikthejë paratë tek ju. Kredi të buta me 80 përqind të interesit të mbuluar nga qeveria, është zotimi ynë. 70 milionë euro do shpenzohen çdo vit për ujitje, për kullim, për mbrojtjen e tokës. Prodhimet tuaja do kenë mbrojtje sezonale. Made in Albania është krenaria jonë, prodhimet tuaja do jenë krenaria jonë.

Shërbimet e ekstensionit do jenë falas, do mbulohen nga qeveria. Dhe unë u jap fjalën ju këtu sot se qeveria jo vetëm do mbrojë, por do bëjë gjithçka për krijimin e tregjeve në rajon, në Europë dhe në botë për prodhimet shqiptare.

Çdo fermer, le të pyesë sot Sali Berishën, të pyesë Gazment Bardhin, po pse ne e bëjmë këtë? Ne nuk bëjmë asgjë tjetër vetëm se u kthejmë paratë ju, paratë që u marrim fermerëve. Nuk bëjmë asgjë tjetër vetëm u vendosim ju o njerëz të punës dhe djersës në një start të njëjtë me fermerët e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë.

Nafta do të ketë subvencionim identik me atë të këtyre vendeve. Dhe naftë nuk do shitet më me çmim plus/minus 10 përqind nga dallimi në çmimi në Maqedoni dhe Kosovë. Edi Rama merr për çdo litër naftë nga xhepat tuaj 1.1 euro. Ngarkesa fiskale mbi naftën do jetë e njëjtë me Kosovën dhe Maqedoninë. Pra, ne do jemi të drejtë me ju dhe do bëjmë gjithçka për suksesin e fermave tuaja, për komplekset agrobujqësore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta