
Elena Kocaqi, e Aleancës Kombëtare Shqiptare, ishte e ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku diskutoi për përfshirjen e aktivistëve në politikë në Shqipëri.
Historiania u shpreh se vendi ynë ka nevojë për politikë të re, teksa shtoi se mbështet të rinjtë që janë bërë pjesë e jetës politike.
Sakaq Kocaqi tha se politika e vjetër nuk është ndëshkuar dhe se ka çuar vendin në një situatë ku të rinjtë kanë zgjedhur të emigrojnë.
“Ju e dini sa e vështirë është politika në Shqipëri. Politika e vjetër e ka çuar vendi në një situatë ku të rinjtë kanë emigruar. Politika e vjetër nuk është ndëshkuar. Ka ndodhur gjëma, ka ndodhur dhe lufta civile në ’97 dhe askush nuk mbajti përgjegjësi. Unë mbështes të rinjtë që janë jo vetëm në organizmin ku unë drejtoj, por kurdo, dhe uroj ti shoh në Parlament. Duke qenë profesore e drejtësisë dhe qeverisjes kam diçka për të ofruar besoj. Nëse do të futesh në politikë, cila është merita jote? Mendoj se kemi nevojë për politikë të re.”, u shpreh ajo.
Top Channel