
Shqiptari Antonjo Selami, 48 vjeç, është dënuar me 45 muaj burg për një nga fermat më të mëdha të kanabisit të zbuluara ndonjëherë në Skoci.
Ai ishte pjesë e një grupi që kujdesej për mbi 6,000 bimë kanabisi në një ndërtesë të braktisur në Greenock, me vlerë të mundshme në treg deri në 3.6 milionë£.
Gjatë operacionit, policia gjeti pajisje të shumta të sofistikuara për kultivimin e drogës, si drita speciale, ventilatorë, depo uji dhe plehra, si dhe një hapësirë banimi për personat që qëndronin aty.
Selami, që do të deportohet pas përfundimit të dënimit, u dënua njësoj si dy shqiptarë të tjerë të përfshirë, Glendian Daci 26 vjeç dhe Aurel Xhoka 33 vjeç, të cilët u dënuan në dhjetor.
Gjykata vlerësoi se Selami ishte një punonjës në fermën e kanabisit dhe jo organizator, por theksoi se ai ishte i vetëdijshëm për përmasat e aktivitetit kriminal. Ai pranoi fajësinë dhe për këtë arsye iu ul dënimi nga pesë vjet në 45 muaj.
Policia e Skocisë tha se ky operacion ka ndikim të madh në ndërprerjen e furnizimit me drogë në vend dhe paralajmëroi se do të vijojnë të luftojnë krimin e organizuar.
Top Channel