
Trump akuzon Zelenskyy-n për dëmtimin e procesit të paqes për shkak të qëndrimit ndaj Krimesë dhe thotë se presidenti i Ukrainës “nuk ka asnjë kartë në dorë”.
Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi të mërkurën liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për deklaratën se Ukraina nuk do të njohë pushtimin e Krimesë nga Rusia, të cilën ai e quajti një deklaratë nxitëse që do ta bëjë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
“Kjo deklaratë është shumë e dëmshme për Negociatat e Paqes me Rusinë,” shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social, sipas The Guardian.
Ai tha se Krimea është humbur vite më parë “dhe nuk është as temë diskutimi.”
“Jemi shumë afër një marrëveshjeje, por njeriu që ‘nuk ka asnjë kartë për të luajtur’ duhet tani, më në fund, ta përfundojë,” shtoi Trump.
“Mezi pres të jem në gjendje të ndihmoj Ukrainën dhe Rusinë të dalin nga kjo katastrofë e plotë dhe e gjithanshme, e cila nuk do të kishte nisur kurrë nëse unë do të isha President!”
Top Channel