E ke menduar ndonjëherë veten si pjesë e një filmi hollivudian apo seriali të Netflix?

Sigurisht që jo vetëm si spektator, por si një personazh që i jep jetë dhe ngjyra skenarit? Astrologjia na jep një përgjigje shumë interesante e argëtuese – ja se çfarë roli do luante secila shenjë në një film apo serial imagjinar, por epik!

Dashi – Heroi i guximshëm dhe impulsiv
Ai që futet në aksion pa e menduar dy herë. Nuk mungojnë skenat ku përplaset me rrezikun, pastaj pyet:

Çfarë ndodhi?

Demi – Financuesi misterioz dhe me stil
Nuk flet shumë, por kur e bën, çdo njeri ndalon për ta dëgjuar. I veshur me klas dhe me portofolin gjithmonë gati.

Binjakët – Karakteri me dy identitete
Gazetar ditën, agjent sekret natën. Të gjithë pyesin:

Kush është vërtet ky njeri?

Gaforrja – Shpirti romantik që sakrifikon për dashurinë
Në çdo histori dashurie është ai personazhi që të prek zemrën dhe të nxjerr lotin nga sytë.

Luani – Ylli i padiskutueshëm i ekranit
Është aty për të shkëlqyer – dhe shkëlqen si askush tjetër. Tapeti i kuq është shtëpia e tij.

Virgjëresha – Gjeniu i heshtur që shpëton ditën
Nuk është në qendër të vëmendjes, por kur gjithçka duket e humbur, ai vjen me planin perfekt.

Peshorja – Personazhi romantik që dashurohet shpesh
Lidhjet e tij janë një aventurë e përhershme emocionale, por gjithmonë me një zemër të sinqertë.

Akrepi – Antagonsiti misterioz me sekrete të errëta
I mbështjellë me enigmë. Mund të jetë “villain”-i i filmit, por edhe personazhi më intriguese.

Shigjetari – Humoristi i pandalshëm që shpëton situatën
Ai që sjell të qeshura në çdo skenë dramatike dhe gjithmonë ia del të mbijetojë – rastësisht.

Bricjapi – Strategu që ka planifikuar gjithçka
Nuk është më i zhurmshmi, por është motori i prapaskenës. Pa të, filmi nuk do ekzistonte.

Ujori – Shkencëtari i çuditshëm që habitet edhe vetë nga shpikjet e tij
Fjalët e tij mund të duken të pakuptueshme, por në fund del se kishte gjithmonë të drejtë.

Peshqit – Engjëlli i ëmbël që flet me kafshët dhe shpëton botën me dashuri
Emocional, i butë dhe i ndjeshëm – është personazhi që të gjithë e duan dhe që bën mrekulli pa e kuptuar.

Pra, a mendon se roli i shenjës tënde do ishte saktësisht për ty? Filloni bëhuni gati për jetën tuaj hollivudiane apo atë të Neflix!/ TAR

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta