“Ka ardhur koha për rrugën Berat-Skrapar”/ Rama u drejtohet skraparllinjve: Zgjidheni vetë, ose për dy orë në Janinë, ose…

23/04/2025 16:43

Nga takimi me qytetarët në Skrapar, kryesocialisti Edi Rama tha se në mandatin e katërt do të bëhet rruga e re Berat-Skrapar, e cila do ta shkurtojë distancën në 30 minuta.

Teksa u kërkoi votën për zgjedhjet e 11 majit, Rama tha se në mandatin e katërt, për Skraparin do të punojë më shumë sesa tre mandatet e shkuara.

“Ka ardhur koha e rrugës Berat Skrapar. Nuk është fort e lehtë ta bëjmë për 30 minuta maksimumi Beratin me Skraparin, paralelisht do bëjmë lidhjen e Beratit me Përmetit. Me kanione dhe gjithë këtë bukuri të keni një tjetër destinacion turistik. E zgjidhni vetë për dy orë në Janinë apo për dy orë në Tiranë. Që me fillimin e punës për rrugën e re, do shtohen vlerat e tokave dhe pasurive këtu. Shumëkush do të kthejë sytë për të investuar këtu.

Me ndihmën e Ervinit dhe kryetarit të bashkisë do të bëjmë të mundur që ata që duan të përfshihen në këtë program të informohen. Në këtë mandat për Skraparin do të bëjmë më shumë seç kemi bërë. Kur vija këtu thoshin më premto rrugën, thoja nuk e premtoj se se mbaj dot dhe këta s’ta falin. Ajo që unë dua të theksoj sot, është diccka tjetër. Natyra historike e 11 majit, të gjithë ata që kanë një votë do të shkojnë jo si gjithmonë, por në takim me historinë. Do duhet të jemi sa më të bashkuar për të vendosur me votën tonë ngritjen e një fuqie më të madhe që këtë mundësi që na është krijuar, ta shfrytëzojmë duke mbyllur negociatat brenda 2027-tës”-u shpreh Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta