“Ilir Vrenozi është njishi i PD”, Rama nga Skrapari: E patë si u ekzaltua gjithë salla kur ai bënte iluzione  erotike për mua?

23/04/2025 17:11

Nga takimi me qytetarët në Skrapar, kryeministri Edi Rama ironizoi sërish deklaratat e Ilir Vrenozit dje nga Korça.

Rama tha se Ilir Vrenozi është ‘njishi i vërtetë i Partisë Demokratike dhe fjalët e tij janë programi i demokratëve’.

“Ti mund të pëlqesh Ilir Vrenozin, e patë apo jo? Ai është njishi i vërtetë i PD. Fjalët e tij janë programi i PD, ajo është fryma. E patë si ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua? Sepse këneta e ka shuëm thellë kompleksin e inferioritetit prandaj bën ashtu. Nuk lanë rast pa u munduar të më hedhin një dritë sikur unë kështu e unë ashtu.

Të jetosh buzë kanioneve dhe të ëndërrosh kënetën. Ilir Vrenozi është e ardhmja e kënetës. Në Parisin e vogël, në qytetin e serenatave, që mbante era Evropë dje e patë kush e mori pushtetin në opozitë, Ilir Vrenozi, bufi dukej i larguar, defacto duket i larguar, pas 11 majit do shikoni që Vrenozi do pushtojë Tiranën. Tek agresiviteti dhe brutaliteti qëndron thelbi, të gjitha këto janë ballo me maska, janë lodra, e hëngri populli shqiptar, por në të vërtetë populli s’e ka ngrënë asnjëherë“-u shpreh Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta